Rreth Bonita Konstruksion
Bonita Konstruksion është kompania e ndërtimit e Bonita Group: projekte rezidenciale, turistike dhe komerciale, nga projektimi deri te dorëzimi i çelësave. Identiteti duhej të përcillte forcë, siguri dhe besim, por edhe elegancën e familjes Bonita.
Çfarë përmban brandbook-u i Bonita Konstruksion?
Brandbook-u është manuali zyrtar i identitetit vizual të Bonita Konstruksion. Në 22 faqe ai shpjegon si duhet përdorur marka në çdo pikë kontakti, nga kartvizita deri te fasada, faqja web dhe rrjetet sociale. Ai ndjek sistemin vizual të BONITA Hotel Group dhe përmban këto kapituj:
- 01 Hyrje: misioni, vizioni dhe vlerat e markës
- 02 Koncepti: ideja pas simbolit
- 03 Logoja: versioni kryesor, konstruksioni, hapësira mbrojtëse, variantet, versionet e ngjyrave dhe përdorimi i gabuar
- 04 Ngjyrat: paleta kryesore, gradienti dhe paletat alternative
- 05 Tipografia: familjet e shkronjave dhe hierarkia
- 06 Elementet grafike: motivi i kurorës dhe ikonografia
- 07 Materialet e zyrës: kartvizita, letra me kokë, zarfi, badge dhe fletushka
- 08 Sinjalistika: fasada dhe orientimi
- 09 Digjitale: faqja web dhe rrjetet sociale
Pse duhet një logo?
Logoja është identiteti i një biznesi. Është gjëja e parë që klienti sheh dhe e fundit që i mbetet në mendje. Një logo e mirë e bën biznesin të njohur menjëherë dhe e ndan nga bizneset e tjera në të njëjtën fushë. Në sektorin ndërtim & zhvillim konkurrenca është e madhe, prandaj Bonita Konstruksion ka nevojë për një shenjë që e dallon qartë dhe ndërton besim që në kontaktin e parë.
Çfarë simbolizon logoja e Bonita Konstruksion?
Në qendër të emblemës qëndron një ndërtesë shumëkatëshe në perspektivë, e rrethuar nga ornamentet e kurorës së familjes Bonita dhe një kurorë e vogël sipër. Emri BONITA me shkronja të trasha gjeometrike dhe KONSTRUKSION me shkronja të hapura e lidhin markën me ndërtimin, pa humbur lidhjen me Bonita Group.
Pse janë të rëndësishme ngjyrat?
Ngjyrat ruajnë dhe forcojnë identitetin dhe emrin e biznesit. Kur përdoren gjithmonë njësoj, klienti e njeh markën edhe pa e lexuar emrin. Bonita Konstruksion përdor tri ngjyrat zyrtare të BONITA Hotel Group, me kodet RGB, HEX dhe CMYK për ekran, web dhe printim. Kështu të gjitha markat e familjes Bonita duken si pjesë e së njëjtës familje:
Pse kanë rëndësi fontet?
Fontet i japin markës zë. E njëjta fjali duket krejt ndryshe me një font klasik ose me një font modern. Kur fontet janë të përcaktuara, çdo dokument, post apo tabelë duket si pjesë e së njëjtës familje. Sipas sistemit të Group-it, Doulos SIL është fonti kryesor për titujt dhe mesazhet e shkurtra, ndërsa Montserrat (Regular dhe Bold) është fonti dytësor për tekstin, dokumentet dhe ndërfaqet digjitale. Logotipi “BONITA” i Konstruksion është me shkronja të trasha gjeometrike, që përcjellin forcën e ndërtimit.
Pse duhen rregullat e përdorimit të logos?
Një logo e bukur humbet vlerën nëse shtrembërohet, ngjeshet ose vendoset mbi sfonde të gabuara. Prandaj brandbook-u përcakton konstruksionin e logos, hapësirën mbrojtëse, madhësinë minimale, variantet (horizontale, vertikale, simboli, logotipi) dhe versionet me ngjyra, të bardha dhe me një ngjyrë. Faqja “Përdorimi i gabuar” tregon qartë çfarë nuk duhet bërë, që marka të duket gjithmonë profesionale.
Pse materialet e zyrës dhe sinjalistika?
Identiteti nuk jeton vetëm në ekran. Kartvizita, letra me kokë, zarfi, badge-t, fletushkat A5 dhe tabela në fasadë janë vendet ku klientët e takojnë Bonita Konstruksion në jetën reale. Kur të gjitha ndjekin të njëjtat rregulla dhe të njëjtin motiv kurore, biznesi duket më i organizuar dhe më i besueshëm.
Pse prezenca digjitale?
Sot shumica e klientëve e njohin një biznes fillimisht në internet. Brandbook-u tregon si përdoret identiteti i Bonita Konstruksion në faqen web dhe në rrjetet sociale, që marka të jetë e njëjtë kudo ku shfaqet.
Vlerat dhe personaliteti i markës
Vlerat: Cilësi, Siguri, Përpikmëri, Besim.
Personaliteti: Solid, i besueshëm, elegant.
Slogani: “Ndërtojmë vlera që qëndrojnë.”
Shiko brandbook-un e plotë
Logoja, identiteti vizual dhe brandbook-u i Bonita Konstruksion janë dizajnuar nga Alla Design.
